Telenews

Rama kujton futjen e trupave të NATO-s në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar sot momentin historikë të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Në një postim në Twitter, Rama është shprehur se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve nuk do të kishte Republikë të Kosovës.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!”, shkruan Rama

Ai më tej ka për thirrje për reflektim për të nxjerrë Kosovën nga “qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët!”

“Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!”, shtoi Rama.

Të ngajshme

​Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit

Blearta

Nga një muaj paraburgim ndaj shtatë të dyshuarve për kërcënim të votuesve në Graçanicë

Blearta

Futbollisti i Manchester United nuk merr ftesë nga Anglia

Blearta