Telenews

Kurti: Gruaja dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë, edhe në Oslo

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në veri, është pyetur pyetur për bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilat aludohet se nuk jetojnë në Kosovë.

Kurti tha se bashkëshortja dhe vajza e tij, jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Unë isha sot në mëngjes pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në kryeministri, isha në një  konferencë që po mbahet në Kuvendin e Kosovës “Nuk ka paqe pa gratë”, e cila është një konferencë universale.

Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo dhe jetojnë në të dy vendet, por kjo nuk do të thotë se kur ato nuk janë me mua, unë jam i dhunshëm, sepse konferenca ishte nuk ka paqe pa gratë, besoni unë jam paqësor edhe kur janë ato këtu edhe kur nuk janë këtu”, u shpreh Kurti.

Të ngajshme

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Rrezarta Ramaj

Skenderaj, Drenas, Prizren e Prishtinë, komunat ku PDK sipas Muharremit, ka tkurrjen me te madhe te votave

Rrezarta Ramaj