Telenews

Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë

Shtatë persona nga Podujeva janë arrestuar të martën nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi, saktësisht në Merdarë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, qytetari nga Podujeva dhe familjari i dy prej të arrestuarve, Labinot Maliqi.

Maliqi tregoi se si policia serbe e ka ndal veturën në kufi dhe i kanë arrestuar vëllanë Dervish Maliqin dhe dhëndrin e tij, Esat Muqollin.

Ai tha se vetëm dje autoritetet serbe i kanë marrë shtatë persona, përfshirë vëllanë dhe dhëndrin e tij.

Maliqi theksoi se ai ka një kompani për bartjen e veturave dhe ishin nisur në drejtim të Gjermanisë.

“Unë kam qenë aty, jemi nis me shku për Gjermani, merremi me bartjen e veturave, në Merdarë i kanë ndal dhe ju kanë thënë veç shkoni parkojeni kerrin atje dhe hajdeni. Ata nuk i ka marrë policia e Merdares, po policia e BIA-së nga Beogradi. E kanë parku veturën, i kanë shti brenda. Më njoftuan, shkova…E pyeta policinë për çka po i merrni, e ai më tha ‘veç që jeni shqiptarë’. D.m.th kjo është hakmarrje që janë arrestu këta dje në Mitrovicë…ndërsa mua më lanë, ma dhanë veturën me dokumente. Ti tha je i lirë, shko merre veturën…”, tha ai.

Tutje Maliqi tha se ka qëndruar deri vonë në Kurshumli, mirëpo s’ka mundur të bëj asgjë për lirimin e tyre.

Ai tregoi se për momentin ata gjenden në paraburgim në Prokuple në mbajtje për 48 orë, pa aktakuzë ose ndonjë shkresë.

“Deri mbrëmë kam qenë në stacionin policorë të Kurshumlisë, mbrëmë i kanë çu në burg të Prokuplesë, në paraburgim 48 orë. S’ka as akuzë, as shkresë veç gojarisht që më kanë thënë…për momentin jam në Podujevë”, tha ai.

Po ashtu familjari i dy prej të arrestuarve tha se në Kosovë i ka lajmëruar të gjitha autoritetet, mirëpo tha se ata nuk po munden të ndërmarrin asnjë hap.

“I kam lajmëruar të gjitha autoritet e Kosovës. Është i lajmëruam komplet sistemi i policisë, e më thanë që s’mundemi kurrgjë me bo. Një zyrë ndërlidhëse është e OSBE-së në Beograd u njoftu, tjetër s’po di kënd me njoftu. Njërin e kam vëlla e tjetrin dhëndër, e dytë punojnë për mu. Dervish Maliqi, 1996 dhe Esat Muqolli, 1976. Tash kismet po shkoj andej, dhe po besoj që veç shkoj për badihava se s’kam mem lanë me i pa. Dje janë arrestu 7 llapjan, i pari që u arrestu është Fatmir Hajdari dhe pastaj janë arrestu shoferët e kamionëve dhe më pas janë arrestu këta dy…katër i kanë qu në Prekuple e tre tjerë se di”, ka thënë Maliqi.

Telegrafi po ashtu është munduar të marrë ndonjë informacion zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme, mirëpo të njëjtin nuk janë të qasshëm.

Ndryshe, dy javë më parë për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), u kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu