Telenews

A u arrestuan tre policë të Kosovës në Serbi?

Mediat serbe kanë raportuar pak minuta më parë se tre pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot nga forcat e policisë serbe.

Siç raportohet për këtë veprim është njoftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Informacionet nuk dihet ende nëse janë zyrtare.

Është provuar të merret një përgjigje nga Policia e Kosovës, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, por deri më tani nuk janë përgjigjur.

Telenews do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet tjera lidhur me këtë rast.

Të ngajshme

Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua seksualisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

Erzana Fazliu

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu