Telenews

Zyrtarja e BE-së kërkon dorëheqjen e Borrellit për shkak të Kosovës

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, e ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për qasjen ndaj Kosovës.

Ajo i është drejtuar Borrellit se po do që ta sanksionojë një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj.

Schneeberger ka kërkuar që Borrelli të japë dorëheqje menjëherë.

Ndërsa, ka deklaruar se Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën.

“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep”, ka shkruar ajo.

Të ngajshme

Horoskopi ditor, e Martë 3 Qershor 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 03 qershor 2025

Valjeta Turkaj

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Donat Hashani