Telenews

Kusari-Lila: Serbia e dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot para deputetëve se nuk është ditë e zakonshme dhe të gjithë janë të preokupuar me ngjarjet e fundit, në veçanti me kidnapimin e tre policëve të Kosovës.

Ajo theksoi se me kidnapimin e policëve, Serbia dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim.

“Faktet dhe dëshmitë tregojnë se policët ishin në territorin e Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj, kuvendi i ka për detyrë të mbrojë sovranitetin, integritetin dhe të respektojë kushtetutshmërinë, duke e dënuar aktet siç tha ajo barbare si ajo e kidnapimit të policëve.

E para e deputetëve të LVV tha më tej se beson që të gjithë e dinë seriozitetin e rrethanave dhe situatës.

“Më e mirë e mundshme që mund të bëjmë sot është të vazhdojmë me punën tonë dhe të japim mesazhin e unitetit”, tha ajo, gjersa duke iu përgjigjur kërkesës së opozitës për raportimin e Kurtit në Kuvend lidhur me situatën tha se në momentin kur kryeministri do të mundet do të jetë në Kuvend për raportim.

Të ngajshme

Këngëtari Asim Gashi viziton ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rrezarta Ramaj

Kurti takohet me kryeministrin kroat, diskutohet për proceset euro-atlantike

Valjeta Turkaj

Ndalohet për 48 orë një mësimdhënës në Klinë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses

Valjeta Turkaj