Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas paraqitjes së Kryeministrit Kurti dhe qasjes së tij ndaj gazetarëve që ishin prezent sot në konferenc për media.
Ajo në një reagim në llogarinë e saj në Facebook, thotë se është shqetësuese një veprim i tillë i Kryeministrit Kurti, të cilën e quan si “arrogante”, dhe tutje ajo thotë se mllefi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm, shkruan Gazeta Online Telenews.al
Poashtu, ajo ka përmendur edhe vendimin për heqjen e licensës të mediumit Klan Kosova, ku ka cituar fjalët e Sekretarit Gjeneral të Federatës Europiane të Gazetarëve, Richardo Gutiérrez, i cili e ka quajtur ‘ditë zie’ për Kosovën.
Tutje, Halimi tha se gabimet e qeverisjes, sipas saj po mësyjnë t’i kompensojnë me frikësimin e mediave dhe izolim të vendit.
Halimi, tutje tha se Kosova meriton qeverisje të mirë e jo regjim.\Telenews.al
Njoftimi i plotë i saj: