Telenews

Aksident i rëndë në Prishtinë, ndeshen mes vete një taksi dhe autobusi i ‘Trafikut Urban’

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të gjimnazit ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë taksie dhe një autobus i ‘Trafikut Urban’.

“Në taksi një grua e moshuar ka qenë e lënduar edhe shoferi. Përafërsisht dikun 6 persona janë të lëndum”, tha ky sinjalizues për Sinjalin.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacionet zyrtare, mirëpo të njëjtit ende s’janë përgjigjur.

 

Të ngajshme

Vdes nëna e Hysni Gucatit

Valjeta Turkaj

“Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Valjeta Turkaj

Vritet biznesmeni shqiptar në Elbasan

Valjeta Turkaj