Telenews

Kurti takohet me Ali Ahmetin në Forumin e Prespës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Forumin e Prespës, i cili mbahet në Strugë, ndërsa është takuar me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti.

Ky i fundit në një postim në Facebook, njofton se me Kurtin ka diskutuar për situatën aktuale në raportet me Serbinë, ndërsa ka dënuar edhe aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës.

“Biseduam rreth situatës aktuale në raportet me Serbinë, me ç’rast dënuam aktin e rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga ana e forcave speciale serbe duke e cilësuar këtë si akt provokimi që duhet korrigjuar urgjentisht nga ana e Serbisë. Askush nuk mund të cënojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës që është i garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar”.

Të ngajshme

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj

KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Rrezarta Ramaj