Telenews

SHBA-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve

shba-akuzon-rusine-per-perdorimin-e-armeve-nga-koreja-e-veriut-dhe-irani-ne-ukraine

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Të premten në Leposaviq u sulmuan të paktën nëntë gazetarë e disa prej tyre u lënduan. Gjithçka ndodhi kur mediat raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Nëntë gazetarë janë sulmuar nga huliganët në Leposaviq të premten, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, gazetarët e sulmuar kanë qenë me detyrë zyrtare duke përcjellë zhvillimet në komunën e Leposaviqit pas vizitës së ministrit të Administrimit të Pushtetit…

“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë të sotmet. Ritheksojmë thirrjen që mediave duhet t’u mundësohet puna e lirë, pa dhunë e frikë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në Twitter.

Të ngajshme

Dyshimi për mjet shpërthyes, policia e konfirmon të vërtetën

Donat Hashani

Zeka: Nëse s’bëhet Ligji për ta vënë nën kontroll Specialen, ish-krerët e UÇK-së do të dënohen (VIDEO)

Donat Hashani

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarje

Donat Hashani