Telenews

Presidentja Osmani dënon sulmet ndaj gazetarëve: Kryesit e akteve të dhunshme të përballen me drejtësinë

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, i ka dënuar sulmet që u shënuan të premtën gjatë ditës ndaj gazetarëve që po raportonin nga veriu i Kosovës.

Osmani tha se përpjekjet e sulmuesve për destabilizim s’do të jenë të suksesshme derisa shtoi se kryesit e akteve duhet të sillen para drejtësisë, transmeton Reporteri.net.

“Gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë”, shkroi Presidentja në Twitter.

“Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, tha ajo.

 

Të ngajshme

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Rrezarta Ramaj

Mbyllet ​Muzeu më i vizituar në botë është “në pikën e thyerjes”

Rrezarta Ramaj

“Më dhemb”, Xhaka është i mërzitur nga akuzat kundër tij

Rrezarta Ramaj