Telenews

Deputeti rumun kërkon njohjen e Kosovës me fjalim në kuvendin e këtij shteti

Rumania është mysafire e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Verdhekaltrit janë duke i bërë nikoqirllëk, këtij vendi, që është një nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Por është deputeti nga partia “Reper”, Dragosh-Catalin Tenita, ai i cili dy javë më parë ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Rumanisë, ku ka kërkuar që të ndodhë kjo njohje.

Argumenti i parë i tij ka qenë se Kosovën e njohin si të mëvetshme 21 anëtarët tjerë të BE-së, por edhe shtete të fuqishme si ShBA-ja, Kanadaja e Japonia.

Më tej Tenita ka thënë se njohja nga Rumania mund të kontribuojë në stabilitetin rajonal e mandej edhe që do të ishte në hap me vendimet dhe politikat evropian.

Për të njohja nga Bukureshti do të kishte edhe avantazhe diplomatike, por edhe në tregti, bashkëpunim rajonal si dhe në fushën e sigurisë.

 

Të ngajshme

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi

Ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës dhe pushimin e lehonisë

Yllka Gashi

Vdekja e Eqrem Kryeziut, shkrimtari Sabri Hamiti: Dhimbje e madhe për mikun e moçëm, është kalorës i pavarësisë së Kosovës

Yllka Gashi