Telenews

Hoti: Muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky është muaji i katërt që policët e Kosovës nuk i marrin shtesat për rrezikshmëri në punë.

Sipas Hotit, një gjë e tillë do të arsyetohej nëse do të kishte vonesë një muaj.

Deputeti i LDK-së thotë se kjo tregon mungesën e vullnetit dhe përgjegjësisë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri.

“Ky është muaji i katërt që policët nuk i marrin shtesat e rrezikshmërisë në punë. Vonesa për një muaj do të ishte e kuptueshme, pasi duhet futur të dhënat në sistemin e Thesarit në Ministrinë e Financave. Por të mos paguhen për katër muaj tregon mungesën e vullnetit dhe papërgjegjësinë ndaj policëve që dërgohen çdo ditë në veri, si dhe ndaj familjeve të tyre që çdo ditë janë të shqetësuar kur i përcjellin për punë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Të ngajshme

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Erzana Fazliu

Shefja e KE-së sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Valjeta Turkaj

“Liria ka Emër” organizon marsh me motoçikleta drejt Hagës

Erzana Fazliu