Telenews

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, drejtues dy vëllezër shqiptarë

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë krinale e cila trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha.

Organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Fiesole, të cilët në Toskanë kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore.

Sipas mediave italianeanëtarët e bandës përdornin makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

Hetimi antidrogë, i zhvilluar në pak më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, zbatimin e urdhër-arresteve ndaj 11 personave dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe rreth 50 mijë euro cash.

Fundjavën e kaluar karabinierët në përfundim të hetimeve ndaluan korrierin që po kthehej në Firence. Nën sedilen e pasme të Nissan Qashqai-t të tij, ata zbuluan një ndarje, hapja e së cilës mund të bëhej vetëm nëpërmjet një butoni që ishte fshehur nën tapetin e çatisë, në të cilën ishin fshehur dhjetë pako kokainë me peshë 10 kilogramë për një vlerë rreth 800 mijë euro.

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj