Telenews

Kurti ka kërkuar reduktim gradual të policëve në objektet e komunave në Veri

Kryeministri i vendit , Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar zvogëlimin gradual të numrit të policëve në objektet e komunave veriore.

Ai tha se për Policinë çdo komunë është e njëjtë, derisa shtoi se “veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetueshmëri”.

“Për shkak se ka ekstremistë të dhunshëm, duhet të ketë polici të Kosovës në këto ndërtesa. Kam kërkuar që gradualisht ta zvogëloj numrin e policëve, por me sundimin e ligjit që bën që të përballen me drejtësi ata kriminelë që sulmuan KFOR-in dhe gazetarët. Për Policinë çdo komunë është e njëjtë, veprimet bëhen duke u bazuar në kushtetutshmërisë”, tha ai.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta