Telenews

Daut Haradinaj: Edi Rama tregoi qëndrim dinjitoz, Kurti po e nxjerr nga fundosja Vuçiqin

Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka lavdëruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për reagimin e tij se do të ketë pasoja mes marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë nëse nuk lirohen tre policët kosovarë të kidnapuar nga Serbia.

Ai ka thënë se Rama ka treguar qëndrim dinjitoz.

Sipas Haradinajt, në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti po e nxjerr nga fundosja Vuçiqin dhe po e dëmton Kosovën.

Shkrimi i tij:

Kryeministrin Rama duhet përgëzuar për qëndrimin dinjitoz që e kishte sot rreth paralajmërimit të rikthimit të raporteve të ngrira në rast të moslirimit të menjëhershëm të policëve të zënë rob.

Albin Kurti fatkeqësisht po rrëshqet në humbjen e kontrollit aq sa kishte në veri, po e humb mbështetjen e aleatëve tanë dhe kësisoj po e nxjerr nga fundosja Vuqiçin dhe po e dëmton Kosovën.

I bëj thirrje publike përfaqësuesve amerikanë dhe të BE-së që të ndërmarrin hapa konkret për lirimin e policëve të Republikës së Kosovës dhe mos të lejojnë degradimin e mëtutjeshëm.

Amerikë kemi nevojë për ju!

Ne jemi 100 përqind pro.

Të ngajshme

Vendimi i Gjykatës Speciale, Hoti kërkon që të mblidhet kuvendi

Yllka Gashi

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi