Telenews

Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura rrugët për kamionët dhe autobusët nga Kosova

Pikëkalimet kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar vazhdojnë të mbesin të bllokuara nga ana e Serbisë është këtë të martë.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Rrugët janë bllokuar në territorin e Serbisë në afërsi të këtyre pikave kufitare për shkak të protestave që janë mbajtur të hënën mbrëma nga serbët në këtë pjesë.

Në Jarinjë dhe Merdar rruga është bllokuar për kamionët dhe autobusët.

Përditësimi i të dhënave të ministrisë lidhur me gjendjen në pikëkalimet kufitare është bërë në orën 10:49.

Të ngajshme

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi

Rikthehet në operim njësia A4 e Termocentralit “Kosova A”

Yllka Gashi