Telenews

Tensionet në veri, Kim: SHBA beson te Kosova, udhëheqësit të lënë egon dhe të marrin në konsideratë miqtë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u pyet edhe për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimin që ka mbajtur faktori ndërkombëtar lidhur me këtë çështje.

Gjatë fjalës së saj në konferencën e lamtumirës, ambasadorja tha se liderët duhet lënë mënjanë egon personale dhe të dëgjojnë këshillat e miqve ndërkombëtarë.

“Pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Sa i përket asociacionit udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord për këtë, për rrugën përpara e cila do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj se njerëzit kanë nevojë t’ju rikujtohet se sa shumë besojnë SHBA në Kosovën”, tha Kim.

“Dashuria që kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, nëse doni prova do t’ju rikujtoj të hidhni sytë disa vite më pas. Çështja qëndron se cilat hapat që të dyja palët të lëvizin së bashku. Kjo është koha që liderët duhet të lënë mënjanë egon dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, për atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre.”, përfundoi Yuri Kim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 maj

Erzana Fazliu

Kriza Politike, Osmani e gatshme ti pres në takim të përbashkët liderët politikë

Donat Hashani

“Askush nuk ka dyshime për figurën time”: Lajmërohet pasi u kap me drogë kandidati i partisë së Adriatik Lapajt

Donat Hashani