Telenews

Viola Von Cramon përshëndet shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka përshëndetur vendimin e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve që të shfuqizojë vendimin për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Ajo ka thënë se duhet të ketë kujdes kur bëhet fjalë për vendimet që prekin liritë e medias.

“E mirëpres vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për anulimin e vendimit për pezullimin e licencës #KlanKosova. Vendimet që kanë ndikim në liritë e medias duhet të konsiderohen me shumë kujdes, duke marrë parasysh praktikat më të mira”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ditë më parë, ishte marrë vendim që licenca e Klan Kosovës të pezullohet me arsyetim se ka pasur gabime në regjistrim.

Por kjo është kundërshtuar ashpër nga mediat, shoqëria civile, opozita, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare.

Vendimi për Klan Kosovën ishte parë si cenim i lirisë së shprehjes.

 

Të ngajshme

Dyshohet për vetëvrasje në Prizren, viktima kishte armë me leje policia i konfiskon

Erzana Fazliu

MPJD apel qytetarëve: Mos udhëtoni me pasaportë të skaduar, kontrolloni dokumentet para nisjes

Valjeta Turkaj

Tragjedi në SHBA – Burri vdes pasi aparati i rezonancës magnetike e thithi për shkak të zinxhirit në qafë

Valjeta Turkaj