Telenews

Deputetja e PDK-së pret nga Kurti që t’i kërkojë falje Blinkenit: Është e domosdoshme për aq sa është kryeministër

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Deliu-Kodra, edhe një herë tha se PDK-ja kërkon që tre policët e rrëmbyer nga Serbia javën e kaluar, të lirohen menjëherë dhe pa kushte, pasi mbi ta rëndojnë akuza të pabaza.

“Thirrja jonë mbetet e njëjtë, lirimi i tyre menjëherë dhe pa asnjë kusht. Thirrje të tilla kanë bërë ShBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja. Roli i Shqipërisë vazhdon të mbetet i madh”, tha ajo në seancën plenare.
Mes tjerash, ligjvënësja opozitare theksoi se janë të shqetësuar me acarimin e raporteve të Kosovës me aleatët e saj ndërkombëtarë.

“Sot si rezultat i qasjes aventureske, kemi më pak sovranitet, siguri, rend dhe shtet”, tha ajo.

Krejt në fund, ajo pret që Kurti t’i kërkojë falje sekretarit amerikan të Shtetit, i cili pas tensioneve të krijuara në Veri tha se “ne fuqishëm e dënojmë aksionin nga Qeveria e Kosovës që po eskalon tensionet në Veri dhe po rritë pasigurinë”.

“Kurti t’i kërkojë falje zotit Blinken për deklaratën e tij skandaloze. është e domosdoshme për aq sa i është kryeministër i Kosovës. Na mbetet përgjegjësia e madhe për t’u distancuar nga kjo gjuhë që ai tash e sa kohë po komunikon me partnerët”, tha ajo.

Kurti kishte shprehur pakënaqësitë e tij për këtë deklaratë të Blinkenit. Madje e kishte konsideruar si “zbutje” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë mendoj se nuk është vetëm e padrejtë, e gabuar dhe lënduese, por në të njëjtën kohë shumë naive. Ndoshta sekretari Blinken do ta shpjegojë këtë më tej një ditë, por definitivisht nuk ishte e dobishme”, pati thënë Kurti më 30 maj, në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Guardian”.

Të ngajshme

Këta janë deputetët që qytetarët nuk ua besuan edhe një mandat në Kuvend

Blearta

Rrëzohet aeroplani transportues ushtarak indian

Blearta

Nis projekti në Shëngjin, e lidh Ranën e Hedhun me Velipojën

Blearta