Telenews

Ganimete Musliu i bën thirrje qeverisë që ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që ta ndalojë dhunën dhe presionin ndaj puntorëve të administratës dhe ndaj mediave.

Ajo tha se lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim të qëndroj drejt sot është e paprecedentë.

“Sot i bëj thirrje qeverisë ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave, sepse Kosova po zbrazet. Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministra të paaftë dhe mediokër. Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira. Gra e burra, djem e vajza, të cilët nuk duan te vdesin brenda vetes duke heshtur e duke u strukur, qosheve të institucioneve, duke u përballur me ministra kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militanë të frustruar të VV-së”, tha Musliu.

Të ngajshme

117 kundërvajtje në trafik para aksidentit fatal, Gashi dënohet me 1 vit e 4 muaj burgim

Yllka Gashi

Sillen në gjykatore dy të akuzuarit për krime lufte nën masa të rrepta sigurie

Yllka Gashi

Gruda: PDK voton çdo formë për nënkryetarët, nëse VV-ja garanton konstituimin e Kuvendit

Yllka Gashi