Telenews

Kurti dhe Vuçiq sot në Bruksel, BE-ja jep detaje

Takimet në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të gjetur një rrugëdalje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës me ndërmjetësim të shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell do të mbahet sot rreth orës 14:00.
“Takimet do të nisin rreth orës 14:00”, tha Massrali.

Po ashtu përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Be-së, bëhet e ditur se pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përfaqësuesi i lartë/zëvendëspresidenti Josep Borrell, i mbështetur nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,l në Bruksel.

“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që t’i rikthehet zbatimit të Marrëveshjeve të Dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë ka njoftuar se pas takimit në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sipas itinerarit tim të përcaktuar për të shkuar në Bruksel nga Roma, konfirmoj pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme Josep Borrell”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të tre policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Të ngajshme

Sulmi izraelit vret dy persona në Gaza, ndërsa ShBA kërkon përparim në marrëveshjen e paqes

KushtrimGuraj

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

Valjeta Turkaj

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Valjeta Turkaj