Telenews

Përfundon takimi Kurti – Borrell

Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell. I pranishëm në këtë takim ishte edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Siç merr vesh Radio Evropa e Lirë, tani pritet të nisë takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për takimin me Kurtin, Borrell është deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Arrestohet prokurori në Prizren, dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 27 tetor

Erzana Fazliu

Publikohet marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj