Telenews

Detaje nga takimi Kurti-Borrell

Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell. I pranishëm në këtë takim ishte edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Pritet që Borrell të nisë takimin me presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Burime diplomatike nga Brukseli kanë treguar për Demokracia.com se Borrell është due tentuar t’i bëjë bashkë në një takim Kurtin dhe Vuçiqin.

Këto burime thonë se Borrell ia ka përsëritur Kurtit tri kërkesat e BE-së: 1. Tërheqja e forcave speciale të Kosovës nga veriu
2. Zgjedhje të reja në veri
3. Garantimi se serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhje të reja.

Po sipas burimeve, për Borell-in është prioritet kthimi në fazën e zbatimit të marrëveshjes nga situata e menaxhimit të krizës. Të zbatohet takimi i Ohrit dhe marrëveshja e Brukselit.

“Borell është në situatë të vështirë sepse BE-ja pas takimit të Ohrit tha se tani jemi në fazë të zbatimit të marrëveshjes. Për momentin BE-ja është një hap prapa në situatën e menaxhimit të krizave. Borell është gjithashtu në situatë të vështirë sepse Beogradi nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje p.sh. Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje. Vuçiq tha se ai nuk ka asnjë kontroll ndaj serbëve çfarëdo që ata nuk duhet ose do të shkojnë me zgjedhje. Prioriteti i Borellit sot është të bëjë presion ndaj Vuçiqit për të bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.”, ka thënë ky burim.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 27 tetor

Erzana Fazliu

Publikohet marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së në Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

Trump: Kam përfunduar tetë luftëra në tetë muaj

Valjeta Turkaj