Telenews

“Çfarë ka ndodhur me kushtet e jetës në Kosovë?”, Hoti krahason statistikat e ASK-së

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar disa të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku krahasohen kushtet e jetës në Kosovë në vitin 2020 dhe 2022.

Sipas statistikave të publikuara nga Hoti, në vitin 2022 është rritur përqindja e ekonomive familjare që s’kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit.

Në vitin 2020, kjo përqindje ishte 12.7 përqind, e në vitin 2022 ishte 19 përqind.

“2020: Rreth 12.7% e ekonomive familjare kishin vështirësi të mëdha në kryerjen e pagesave të nevojshme marrë parasysh të ardhurat totale dhe gjendjen për të kryer pagesat e nevojshme të zakonshme.

2022: 19% e ekonomive familjare nuk kanë mundur të përballojnë pagesat, dy herë ose më shumë gjatë vitit”, ka shkruar Hoti.

 

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu