Telenews

Kurti: Sasia e madhe e armatimit të gjetur në Zveçan tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksionit të Policisë, ditën e premtë ne Zveçan ku ka konfiskuar armatim e municion.

Kurti tha se sasia e madhe e armatimit tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

“Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, ai tha se Serbia është qartazi e pozicionuar për përshkallëzim të situatës.

Ndërkaq tha se Serbia përveç aksionit për kidnapimin e policëve, luftimin e rendit juridik e kushtetues të Kosovës e ka çuar një hap para me organizimin e sulmeve terroriste.

“Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit u shpreh falënderues ndaj Policisë së Kosovës dhe Agjencise së Kosovës për Intelegjencë për parandalimin e krimit dhe terrorizmit në Zveçan./Reporteri.net.

Të ngajshme

KQZ nis publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i ndiqni LIVE

Rrezarta Ramaj

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Rrezarta Ramaj

UEFA bën postim rreth vdekjes së Fatjon Bunjakut

Rrezarta Ramaj