Telenews

Erion Veliaj takon ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së.

Lajmin e bën të ditur Laert Kola i cili thekson se në këto takime është diskutuar për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.

“Sot në Hagë, ku takuam simbolet e UÇK, Thaci & Selimi. Diskutuam për betejën e fundit të krerëve të UÇK, drejtësinë, që duhet të shërbehet në mënyrë të drejtë e të shpejtë e kohën kur e mira e shqiptarëve ishte mbi logot e partive.Parime të shtrenjta, sidomos në kohë të vështira”, shkruan Kola në rrjete sociale.

Kjo nuk është vizita e parë e kryebashkiakut Veliaj në Hagë. Edhe në tetor 2022, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj takoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi./TCh/

 

Të ngajshme

Rajoni i Ferizajt: 14 motoçikleta e 8 trotinetë të konfiskuar në muajin gusht

Yllka Gashi

Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës

Yllka Gashi

Kapet një automjet pa targa me mallra të dyshuara për kontrabandë

Yllka Gashi