Telenews

Vuçiq: Kurti s’do Asociacion, do luftë, sot do të takohem me serbët e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se sot do të takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiq si gjithmonë ia hodhi të gjithë fajin Kurtit, duke e përmendur luftën disa herë.

“Kurti nuk e do Asociacionin, ai e di që ky komunitet duhet të jetë në përputhje me parimet e vitit 2015, të cilat unë dhe Isa Mustafa i kemi inicializuar. Nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë me serbët. Ai dëshiron të ngrejë tension, dëshiron luftë, ai do që të na fusë në luftë”, tha Vuçiq dhe shtoi se ambicia e Kurtit është “ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n”.

“Serbia tani duhet të jetë e kujdesshme”, tha Vuçiq.

Të ngajshme

Mesazhi i votimit “karate”, Bardiqi thotë se ishte “sarkazëm, dhe në thojza, mua mu cënua privatësinë”

Valjeta Turkaj

Shtyhet seanca, punimet vazhdojnë në 14:00

Valjeta Turkaj

Intensifikohen punimet në rrugën Klinë-Zahaq

Valjeta Turkaj