Telenews

Hoti falënderon ndërkombëtarët dhe Shqipërinë për lirimin e tre policëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.

Ai ka falënderuar ndërkombëtarët për lirimin e policëve dhe Shqipërisë për angazhim dhe koordinim me aleatët e Kosovës për lirimin e tre policëve.

“Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë. Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës./

Të ngajshme

Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, zbardhet agjenda

Valjeta Turkaj

Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyetohet: Kemi përparim sepse ishim të fundit

Valjeta Turkaj

Dy aeroplanë luftarakë të Marinës Amerikane përplasen në ajër

Valjeta Turkaj