Telenews

Presidentja Osmani udhëton drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka udhëtuar për në Podgoricë.

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Podgoricë, Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj