Telenews

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit: Të bëhemi më solidarë e zemërgjerë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në festë e sakrificës të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët.

“Sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin, jo veten. Të mirën e përgjithshme, jo të mirat vetanake. Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson.

Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve.

Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkruan Kurti.

&nbsp

Të ngajshme

Një 42-vjeçar i arrestuar për plagosjen në Borsh, policia me detaje për ngjarjen

Valjeta Turkaj

Linjat ajrore kërkojnë përgjigje pas dështimit të kontrollit të trafikut ajror në Britani

Valjeta Turkaj

Pritjet deri në pesë minuta, kjo është gjendja në pikat kufitare

Valjeta Turkaj