Telenews

Gërvalla: Masat e BE-së ndaj Kosovës të panevojshme dhe mesazh i rrezikshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz i ka quajtur masat e paralajmëruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën të panevojshme.

Sipas saj, nuk bëhet fjalë për bllokim të fondeve të BE-së, por suspendim të përkohshëm të tyre, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla u shpreh se mesazhet e tilla janë të rrezikshme dhe sipas saj, mund t’i krijojnë përshtypje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se mund të jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, janë masa të cilat BE-ja i sheh si të arsyeshme. Ne mendojmë se masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi mesazhi t’i dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre që i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës. Personalisht mendoj se mesazhet e tilla janë të rrezikshme sepse mund të krijojnë përshtypjen tek presidenti serb, Vuçiq se mund të vazhdojë me të njëjtën mënyrë të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por dhe të gjithë fqinjët që ka rreth e rrotull”, tha ajo në ceremoninë e hapjes së fushatës ““Festo me zemër e jo me armë”, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nuk ka bllokim të fondeve, ka suspendim të përkohshëm të fondeve dhe BE e ka bërë të qartë që këto janë masa të cilat janë për momentin dhe të cilat janë natyrisht të rikthyeshme”, tha ajo.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa ndaj Kosovës të cilat do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian./Reporteri.net

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu