Telenews

U raportua se një grua në Fushë Kosovë tentoi ta hedhë nga ballkoni djalin e saj, deklarohet policia

Të premten u raportua se një grua në Fushë Kosovë ka tentuar që ta hedhë nga ballkoni djalin e saj.

Lidhur me këtë rast, kemi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës e cila ka konfirmuar se ka dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 17:30 për t’i trajtuar këto informacione.

Por, në përgjigjen e tyre thuhet se nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre.

“Rreth orës 17:30,  policia ka dalë në vendin e ngjarjes  për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi  që policia u ka bërë informacioneve   të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tutje ka bërë të ditur se nga trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë  rekomandimet e specialistëve mjekësorë për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur.

“Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka deklaruar Borovci.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj