Telenews

Miratohet ligji në Francë, fëmijët në rrjete sociale vetëm me pëlqimin e prindërve

Franca miratoi një projektligj që kërkon që fëmijët nën moshën 15 vjeç të marrin pëlqimin e prindërve për të përdorur platformat e mediave sociale.

Anadoly Agency raporton se projektligji kaloi njëzëri në Senat.

Platformat e mediave sociale do të duhet të përdorin një sistem për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe nëse të miturit kanë leje nga prindërit e tyre.

Platformat që nuk respektojnë rregullat mund të gjobiten deri në 1 për qind të xhiros së tyre në mbarë botën.

Prindërit do të jenë në gjendje të kërkojnë nga platformat e mediave sociale të pezullojnë llogaritë e fëmijëve të tyre.

Ligji duhet të botohet në Fletoren Zyrtare për të hyrë në fuqi.

Të ngajshme

Fakulteti i Bujqësisë në Itali përfshihet nga flakët– studentët largohen me urgjencë

Valjeta Turkaj

Evakuohen rreth 20 mijë banorë në Këln të Gjermanisë, pas zbulimit të tri bombave nga Lufta e Dytë Botërore

Valjeta Turkaj

Putin refuzon takimin trepalësh, Trumpi e Zelensky ishin të gatshëm

Donat Hashani