Telenews

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa

Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Sulmi gjatë natës, pas një pauze 12 ditore, vjen ndërsa sistemet ajrore ukrainase kanë shkatërruar të gjitha mjetet ajrore brenda perimetrit, sipas zyrtarëve ushtarak ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase thanë se sulmi përfshinte tetë drone të modelit “Shahed” të prodhuar nga Irani dhe tre raketa të telekomanduara, të cilat u asgjesuan.

Gjenerali Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në rrjetin Telegram se Kievi ishte përballur me një tjetër sulm armik.

Tre shtëpi private u dëmtuan në rajonin e Kievit si pasojë e rënies së mbeturinave të dronëve, duke plagosur një individ, njoftoi Ruslan Kravchenko, kreu ushtarak i rajonit.

Dëshmitarët njoftuan për shpërthime që u ngjasonin goditjeve të objektivave nga mbrojtja ajrore. Nuk pati njoftime të menjëhershme për shkallën e sulmit.

Kievi, rajoni përreth tij dhe një numër rajonesh të Ukrainës qendrore dhe lindore ishin nën alarmin e sulmeve ajrore për rreth një orë pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale./VOA

 

Të ngajshme

Turqia rrëzon një dron që iu afrua nga Deti i Zi

Valjeta Turkaj

Çifti heroik u vranë kur tentuan të ndalonin terroristin, vdiqën të përqafuar

Valjeta Turkaj

Ballkani Perëndimor ende në pikë kritike, Serbia shihet si pengesë për anëtarësimin e Kosovës në BE

Valjeta Turkaj