Telenews

Mbappe me kërkesë të çmendur për t’iu bashkuar Real Madridit këtë verë

Kylian Mbappe thuhet se po kërkon 240 milionë euro nëse ndonjë klub i do shërbimet e tij këtë verë.

Sulmuesi i PSG -së dhe Francës është aktualisht me pushime pas një sezoni rraskapitës, por jashtëzakonisht të suksesshëm.

Për klubin e tij, Mbappe shënoi 41 gola në 43 ndeshje, ndërsa ai gjithashtu shtoi 13 gola të tjerë për Les Bleus gjatë 12 muajve të fundit – që përfshinte fitimin e Këpucës së Artë në Kupën e Botës në Katar.Megjithatë, aktualisht ka pasiguri për të ardhmen e tij me parisienët pasi ai konfirmoi dëshirën për t’u larguar nga klubi pas skadimit të kontratës së tij në qershor 2024.

Ai ka qenë i lidhur me një mori klubesh, duke përfshirë Real Madridin – të cilin Mbappe e refuzoi verën e kaluar për të nënshkruar një kontratë të re me PSG-në edhe pse paga e tij e raportuar prej 1 milion euro në javë shihet si një sfidë e mundshme për çdo klub.

Dhe, sipas Marca, ylli i Francës – i cili përfaqësohet nga nëna e tij Fayza Lamari – do të kërkonte një paketë me vlerë 240 milionë euro nga çdo klub.

Të ngajshme

Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë

KushtrimGuraj

Nuk ia falin eliminimin nga Dinamo City, ultrasit e Hajdukut sulmojnë me fishekzjarrë lojtarët e tyre

KushtrimGuraj

Lille i vendos çmim Zhegrovës, shifër e përballueshme për Juventusin

Valjeta Turkaj