Telenews

Meshkuj, nëse vuani nga pagjumësia, ky ilaç dashurie do t’ju ndihmojë!

Në revistën Behavioral Sleep Medicine është botuar një hulumtim i cili tregon që meshkujt më lehtë flenë derisa përkëdhelin partneren e tyre

Në studim kanë marrë pjesë diç më shumë se 1.500 çifte, para të cilëve ka qenë sfida që të ndërrojnë vendin dhe mënyrën e fjetjes gjatë 5 ditëve pa ndërprerë.

Çiftet kanë bartur doreza për skanim të lëvizjeve dhe çdo mëngjes është dashur të mbanin ditar lidhur me gjumin e natës.

Rezultatet e mbledhura kanë treguar që asnjëra gjini nuk ka pasur problem me ndërrimin e vendit të gjumit dhe që femrat njësoj mirë kanë fjetur edhe bashkë me partnerin edhe vetëm në krevat.

Megjithatë, femrave për shkak të ndërtimit trupor të tyre më të vogël, e kanë pasur më lehtë t’u përshtaten partnerëve.

Ajo që për meshkujt ishte interesante, është fakti që shumë vështirë i zë gjumi pa personin e dashur pranë vetes.

Psikologu Wendy Troxel konstaton që kjo është pasojë e asaj që meshkujt fuqishëm lidhen me femrën sesa femrat me mashkullin. 

Të ngajshme

Shtatë momente gjatë ditës kur duhet të pini ujë

KushtrimGuraj

Sa është e rëndësishme ta nisni ditën duke pirë ujë

Erzana Fazliu

Kusari-Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, operohet në QKUK

Donat Hashani