Telenews

Prigozhin thyen heshtjen, publikon një mesazh të ri

Në mesazhin e tij të parë zanor më 26 qershor, Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit “Wagner”, tha se priste “fitore të reja në front”, pa dhënë detaje.

Mesazhi u postua në kanalin Telegram “Grey Zone”, i lidhur me kompaninë private mercenare ushtarake “Wagner”.

Prigozhin falënderoi popullin rus për mbështetjen e tij, për të cilën tha se ishte më e nevojshme se kurrë.

“Dëshiroj të kuptoni se ‘marshimi ynë për drejtësi’ kishte për qëllim ‘luftimin e tradhtarëve dhe mobilizimin e shoqërisë sonë’. Mendoj se kemi arritur shumë”, tha Prigozhin.

Më 23 qershor, Prigozhin nisi një “marshim për drejtësi” kundër udhëheqësve ushtarakë rusë pasi ushtria ruse dyshohet se shënjestroi pozicionet e luftëtarëve “Wagner” në Ukrainë.

Mercenarët e tij pushtuan Rostovin dhe arritën 200 kilometra larg Moskës, vetëm për t’i dhënë fund të papritur rebelimit pas bisedimeve midis Prigozhin dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Prigozhin dhe ushtarët e tij u lejuan të niseshin për në Bjellorusi. Atyre iu ofrua opsioni për t’u bashkuar me ushtrinë ruse ose, nëse dëshironin, të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Lukashenko tha se Prigozhin mbërriti në Bjellorusi më 27 qershor. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim për vendndodhjen e saktë të shefit të Wagner.

Të ngajshme

Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

Valjeta Turkaj

Papa Leo bën thirrje për agjërim dhe lutje të premten për paqen në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Putin propozon për takim Moskën, kjo është përgjigja e Zelenskyt

Donat Hashani