Telenews

Përfshihet nga flakët shtëpia e të moshuarve, gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një zjarr që ka shpërthyer në një shtëpi të të moshuarve në Milano ka lënë të vdekur gjashtë persona, thanë zjarrfikësit italianë, teksa autoritetet shtuan se edhe një “numër i madh” i banorëve të kësaj shtëpie janë të plagosur.

“Gjashtë persona janë vrarë, një numër i madh i banorëve janë hospitalizuar. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët menjëherë kanë evakuuar këtë ndërtesë”, thanë zjarrfikësit në Itali përmes një postimi në Twitter.

Në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, në jug të Italisë, raportohet se ishin të vendosur 210 persona. Shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet, thanë autoritetet.

Pesë nga viktimat ishin gra nga mosha 69 deri në 87 vjeç, ndërkaq në mesin e viktimave ishte edhe një burrë 73 vjeç, raportoi agjencia e lajmeve AGI.

Kryetari i qytetit të Milanos, Giuseppe Sala, tha se zjarri duket se ka nisur në një dhomë ku po qëndronin dy gra, të cilat kanë vdekur nga flakët.

Përderisa zjarri nuk u shpërnda në dhomat e tjera, viktimat e tjera vdiqën nga tymi, tha Sala. /REL

Të ngajshme

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 8 mijë euro

Valjeta Turkaj

KQZ miraton akreditimin e rreth 8,800 vëzhguesve për raundin e dytë zgjedhor

Valjeta Turkaj

Thellohet bilanci i viktimave në Filipine, 85 të vdekur nga tajfuni ‘Kalmaegi’

Valjeta Turkaj