Telenews

Hoti: Qeveria po grumbullon para e po u’a bllokon komunave investimet

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual.

Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, derisa ka thënë se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë Qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

“Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 gusht

Erzana Fazliu

Kthehet në operim njësia B1

Valjeta Turkaj

Këto zona në Prishtinë mbesin pa ujë, shkak një rrjedhje e madhe

Valjeta Turkaj