Telenews

Asgjësohen 161 bimë narkotike në Malësinë e Madhe në Shqipëri, arrestohen tre persona

Një parcelë me kanabis u zbulua në fshatin Ivan të Malësisë së Madhe. Në pranga kanë rënë tre persona.

Një 51-vjeçar, që u identifikua duke ruajtur tokën me armë zjarri është shpallur në kërkim. 161 bimë kanabisi u agjësuan nga policia.

Në pranga kanë rënë 51-vjeçari me iniciale Gj.D. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, 35-vjeçari me iniciale F.Gj. për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’” dhe 70-vjeçari me iniciale L.Gj. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Gjatë operacionit të zhvilluar në fshatin Ivanaj, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
Gj. D., 51 vjeç, për veprën penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, kryer në bashkëpunim;
F. Gj., 35 vjeç, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, kryer në bashkëpunim, dhe “Përkrahja e autorit të krimit;
L. Gj., 70 vjeç, për veprën penale ‘Moskallëzimi i krimit’.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. K., 51 vjeç, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ ”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu