Telenews

Rrah gruan dhe ia merr foshnjën shtatëmuajshe, arrestohet i dyshuari

Të premten në mbrëmje është arrestuar një person në Lipjan, pasi që dyshohet se i njëjti ka rrahur bashkëshorten e tij dhe ia ka marrë foshnjën shtatëmuajshe.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Lipjan 07.07.2023-22:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten  e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr  fëmijën shtatë muajsh viktimës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor,  me vendim të prokurorit fëmija i është  kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

 

Të ngajshme

Musliu: Të martën, ky pushtet dhe ky regjim merr fund

Valjeta Turkaj

Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

Valjeta Turkaj

BE shqyrton futjen e karburantit E20 në Evropë – synohet ulja e çmimeve dhe emetimeve

Valjeta Turkaj