Telenews

Kurti shfaqet në një aktivitet me Hovenier pas njoftimit se Bislimi e Lajçak kanë arritur marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti i ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me përfaqësues nga USAID-i dhe Oda Amerikane.

Kurti tha se kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë.

“Ne diskutuam për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mënyrat se si mund të ndërtojmë një partneritet më të fortë publiko-privat”, shkroi Kurti në Twitter.

“Ne presim shumë biseda të frytshme”, shtoi ai.

Paraprakisht, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, njoftoi për një marrëveshje të arritur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për shtensionimin e situatës në veri.

Të ngajshme

Epopeja e Dukagjinit, Haxhiu: Gllogjani u rrethua me qëllimin që të shuhet një vatër e rezistencës sonë

Valjeta Turkaj

Zgjedhja e zgjuar për sot dhe investimi i mirë për nesër në Kompleksin Linda

Valjeta Turkaj

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Valjeta Turkaj