Telenews

Tahiri – Kusari-Lilës: S’kam orë me vlerë 30 mijë euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka gënjyer rreth tij, duke mohuar që posedon orë 30 mijë euro.

Në përgjimet e fundit Kusari-Lila para Simiqit para përmendur disa figura shqiptare.

Tahiri thotë se kjo nuk është njerëzore, shton se është mjerim.

”Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngajshme

Deçani përfiton nga projekti WiFi4WB – rrjet publik falas në tri lokacione kryesore

Valjeta Turkaj

Tentoi të hyjë në Kosovë me dokumente të falsifikuara, arrestohet një shtetas serb në Jarinjë

Valjeta Turkaj

Kusari-Lila: NISMA ka refuzuar që të ketë propozim për nënkryetar të Kuvendit

Erzana Fazliu