Telenews

“Albin a po të vjen marre pash zoten” – Time Kadrijaj e ashpër me kritika ndaj kryeministrit dhe Mimoza Kusarit

Deputetja e AAK’së Time Kadrijaj ka qenë e ashpër gjatë fjalimit të saj ne Kuvend të Kosovës ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së VV’së në Kuvend, Mimoza Kusari- Lila, shkruan Insajderi.

“Albin a po të vjen marre pash zoten”, nisi fjalimin deputetja duke kritikuar rëndë kryeministrin për, sipas saj, ‘mashtrimin që ai ia ka bërë popullit’.

Kadrijaj ia përmend bisedat që u dëgjuan nga audio-incizimet mes Kusari- Lilas dhe Sllavko Simiq, nga Lista Serbe.

Deputetja Time Kadrijaj iu thotë Kurtit e Kusarit se a ‘iu vjen marrë me shku në Gjakovë e me taku familjarë të viktimave të luftës’, pasi që në këto biseda preket edhe tema për veteranët.

“A i vjen marre Mimozes me shku ne Gjakovë të familjeve të pagjeturve. Të gjitha këto biseda – Kusari i ka bërë në koordinim e ty”, tha ajo.

Ajo i tha Kurtit se je kodrinu me serbët për mos përfshirjen e veteranëve në listen e pagës minimale që është votuar muaj me parë në Kuvend.

“Me te gjithë këto mashtrime që i ke bërë. Nuk je betu për kodrinim me njerëz që po kërkohen nga drejtësia dhe me listën serbe. Për çka je kordinu, je kordinu për mos mi përfshi veteranët në pagën e listës minimale”.

“Ti Albin s’din me bo asnjë luftë, asnjë kauze. A e din që e ke dhunu këtë popull, po tërhiqesh I turpëruar”, vazhdon tutje deputetja me kritika.

Të ngajshme

Barduani i shkon Osmanit në zyrë, flasin për zhbllokimin e ngërçit politik

Donat Hashani

Gjendja kaotike me mbeturina në kryeqytet, Prokuroria autorizon Policinë për grumbullimin e provave

Donat Hashani

Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në 2024-ën, gjysma e popullsisë në mjerim

Valjeta Turkaj