Telenews

Përleshjet në Kuvend, reagon Rama: Turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas përplasjeve fizike në Kuvendin e Kosovës duke e quajtur atë si sjellje të turpshme. 

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se “ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten”.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!”, shkruan Rama.

“Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, shton Rama.

Të ngajshme

Në Smirë të Vitisë zbulohet shtatorja e ‘Nuses Dardane’

Rrezarta Ramaj

Nisin përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në shesh, Rama fotografohet me qytetarët

Rrezarta Ramaj

Numër i madh molotovësh hidhet drejt policisë, mbulohet nga flakët një efektiv në Tiranë

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…