Telenews

Haradinaj: Bashkatdhetarët janë bërë vlerë e shtuar kudo që jetojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët në diasporë janë storie suksesi në biznes e në sfera tjera.

Në kuadër të vizitës në Gjermani, Haradinaj ka vizituar bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj.

“Shqiptarët në diasporë sot janë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera. Kisha kënaqësinë që gjatë qëndrimit në Gjermani, të vizitoj bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj. Pavarësisht sfidave, ai me përkushtim ka arritur që të krijojë një kompani me sukses të admirueshëm”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare me akrivitetet e tyre janë vlerë e shtuar në vendet ku jetojnë e punojnë.

“Krenar me bashkëkombasit tanë, që edhe pse larg vendlindjes, me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar në vendet ku jetojnë”, është shprehur Haradinaj.

Të ngajshme

Aktori i njohur përballet me sëmundjen e rëndë, vajza e Naun Shundit e zhgënjyer me Teatrin Kombëtar

Erzana Fazliu

Musliu: Gërvalla nuk u refuzua si vajza e Jusuf Gërvallës, ajo e ka pranuar bashkëpunimin me Specialen

Erzana Fazliu

“Është vetëm në fillim të karrierës së tij si trajner”, trajneri i Baselit i përgjigjet kritikave të Shaqirit

Erzana Fazliu