Telenews

Kur dhe si mund të mbahen zgjedhjet e reja në katër komunat veriore të Kosovës?

Pas dakordimit për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës është hapur edhe rruga për mbajtjen e  zgjedhjeve të të reja në katër komunat veriore, e cila mund të bëhet konform marrëveshjes në Bratislavë. Edhe pse kryeministri i vendit Albin Kurti, pati deklaruar se zgjedhjet mund të mbahen pas stinës verës, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se koha e mbajtjes së procesit zgjedhor në katër komunat veriore është e ndërlidhur me mënyrën se si do të arrijnë deri te shpallja e zgjedhjeve. 

Cakolli në një prononcim për Telegrafin tha se në rast se katër kryetarët aktual të komunave veriore si rezultat i marrëveshjeve politike do të vendosin që të japin dorëheqje, atëherë është e pritshme që zgjedhjet të mbahen më së largu nga fundi i muajit gusht apo fillimi i muajit shtator.

“Kjo periudhë korrespondon me afatin 30 deri në 45 ditë që përcaktohet me legjislacion që presidentja ta shpallë datën e zgjedhjeve. Ndërsa, nëse ndiqet opsioni tjetër për largimin e kryetarëve përmes nënshkrimit të qytetarëve atëherë kjo do të marrë dukshëm më shumë kohë, madje do të marrë dyfishin e periudhës që do të ezaurohej në rast nëse do të kishim ndonjë të dorëhequr. Me opsionin e dytë është një lloj garantuesi se do të marrë pjesë komuniteti serbë”, ka thënë ai.

Sipas tij fillimisht duhet që 20 përqind e qytetarëve të nënshkruajnë peticionin dhe i cili siç u shpreh ai do t’i dërgohej institucioneve gjegjëse. “Në radhë të parë kryetarit të Kuvendit komunal dhe pastaj KQZ-së për verifikim se a janë të njëjtit nëpër listat e votuesve përkatëse”.

Të ngajshme

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani

Vetaksident trafiku në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

KushtrimGuraj