Telenews

Renditja e re e FIFA-s, Kosova bie edhe për një pozitë, Shqipëria nuk lëviz

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re të Kombëtareve.

Në ranglistën e muajit korrik, Kombëtarja e Kosovës e sheh veten në pozitën e 109-të, duke rënë përsëri për një vend më poshtë.

“Dardanët” i kanë 1179.69 pikë, ndërsa e shohin veten prapa Madagaskarit dhe përpara Taxhikistanit, shkruan “Gazeta Express”.

Kosova nuk e ka nisur mirë fazën eliminatore të Kampionatit Evropian dhe kjo ka bërë që të reflektohet edhe në rënie në renditjet e FIFA-s.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare nuk lëvizi vendi, duke mbetur në pozitën e 65-të me 1357 pikë.

Kuqezinjtë, të cilët me trajnerin Sylvinho e nisën mjaft mirë kampanjën kualifikuese pë Euro 2024, gjenden përpara Kepit të Gjelbër dhe prapa Afrikës së Jugut.

Në renditjen e përgjithshme vazhdon të prijë kampionia e botës, Argjentina.

Prapa Leo Messit me shokë gjendet nënkampionia e botës, Franca, ndërsa podiumin e mbyll Brazili. /Gazeta Express/

 

 

 

Të ngajshme

Pajisje anti-dronë, 5 vjet burg për shkeljet – publikohet plani i masave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Valjeta Turkaj

Arbër Hoxha “pranon” humbjen nga Letonia për fitore ndaj Serbisë

KushtrimGuraj

Kosova 3×3 në basketboll angazhon komplet lojtarë të Superligës

Donat Hashani