Telenews

Konjufca për vizitë në Francë, shefi i tij kabinetit e promovon si “ç’izolim” të Kosovës

Kriza në veri e cila ka shpërthyer pas vendosjes në objektet komunale të katër kryetarëve të ri ka çuar Qeverinë e Kosovës në një përplasje me aleatët. Vendimi i Qeverisë Kurti për të çuar kryetarët në zyrat e tyre me përcjellje policore është konsideruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si veprim i njëanshëm që do të ketë pasoja në raprotet bilaterale SHBA-Kosovë.

Situata në veri ka bërë që BE-ja t’i vendos edhe zyrtarisht sanksione Kosovës, ku do të përfshihen edhe ftesat për takime të nivelit të lartë.

Duke marrë parasysh një klimë të tillë të krijaur, Shefi i Kabintetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, është munduar që një vizitë të kryerarit Glauk Konjufca në Francë ta paraqesë si argument që Kosova s’është e izoluar, ndonëse institucioni i Kryetarit të Kuvendit s’ka pasur kurrfarë roli në vendimarrje rreth veriut dhe kryekuvendari Konjufca asnjëherë s’ka qenë i përfshirë në kritikat e ndërkomëbtarëve lidhur me ngjarjet e veriut.

“Vazhdon “izolimi” i Republikës së Kosovës me pritje me nderime të larta shtetërore nga kryetarja e asamblesë nacionale së Francës”, ka shkruar Kërçeli./GazetaExpress/

Të ngajshme

Përfundon takimi konsultativ mes përfaqësuesve të partive para nisjes së seancës

Donat Hashani

Haradinaj: Limaj na ka ik në mënyrën më të turpshme

Donat Hashani

Sveçla i nervozuar para seancës: Mos folni budallakina

Donat Hashani